Mitsotakis njofton mbylljen e Atikës: Në prill do jemi më mirë

Ashtu sikurse pritej, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi qytetarët për vendimin e mbylljes totale si në mars në rajonin e Atikës.

Mitsotakis, tha se nga e enjtja deri më 28 shkurt rajoni do të jetë i izoluar, pas  sugjerimit të komitetit të ekspertëve që mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme sot.

Sipas këtij vendimi, mbyllen të gjitha shkollat, dyqanet me pakicë. Masat pritet të specifikohen nesër.

“Sot, megjithatë, rreziku po rishfaqet,” shtoi kryeministri, duke përmendur dy faktorë shqetësues rritjen e shtrimeve në spital në Atikë dhe mutacionet që duket se përshpejtojnë transmetueshmërinë e tij.

“Mund të presim edhe disa ditë, por zilja po bie dhe ne kemi mësuar të punojmë për të parandaluar dhe mos ndjekur problemin, për të shpëtuar jetë”, tha ai . “Kështu, nga pasnesër, e enjte, deri më 28 shkurt, do të ketë masa shtrënguese të shtuara në Atikë. Kjo do të thotë që mbyllen të gjitha format e shitjes me pakicë dhe tani e tutje të gjitha nivelet e arsimit do të funksionojnë në distancë.

“Ne e dimë që nga prilli do të jemi shumë më mirë. Por tani duhet të parandalojmë rrezikun. Bazuar në të dhënat e reja, unë marr përgjegjësinë për masat shtesë për mbrojtjen e shëndetit publik. Përveç trajtimit të veçantë që do të vazhdojë me praninë fizike. Masat e reja do të specifikohen më tej nesër nga kompetentët’, tha Kryeministri.