Ish-drejtori i AKU-së humbi jetën nga Covid-19, reagon Gjiknuri: Vlora humbi një nga drejtuesit e vet më të përgatitur

Ditën sotme e humbi betejën me koronavirusin ish-kreu i AKU-së, Syrja Binaj.

Ndaj këtij lajmi të hidhur ka reaguar edhe deputeti Damian Gjiknuri, i cili shprehet se sot Vlora humbi një nga drejtuesit e vet të përgatitur dhe PS humbi një prej aktivistëve të saj.

Ndër të tjera Gjiknuri i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Postimi i Gjiknurit:

Me pikëllim mora lajmin e trishtë se miku ynë Syrja Binaj e humbi betejën me virusin COVID-19. Familja e tij humbi njeriun e dashur e të përkushtuar.

AKU Vlorë humbi një prej drejtuesve të vet më të përgatitur dhe profesionist. Partia Socialiste e Vlorës humbi një prej aktivistëve dhe kordinatorëve të saj më fisnik dhe energjik.

Gjej rastin t’ju bëj thirrje me insistim të gjithë qytetarëve të vlerësojnë maksimalisht rrezikun që u kanoset nga COVID-19 dhe të ndjekin në mënyrë strikte protokollet e sigurisë sipas rekomandimit të autoriteteve shtetërore.

Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Binaj!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Syrjain!