Finiq, digjet një banesë nga zjarri i shkaktuar nga rrufeja

Digjet një banesë në fshatin Neohori, Bashkia Finiq.

Djegia e banesës së Vasil Qesko mendohet se është shkaktuar nga një rrufe gjatë mbrëmjes së sotme.

Në banesë në momentin e zjarrit nuk ndodhej asnjë nga familjarët, pasi ata janë emigrantë në Greqi.