Ksamil, ujësjellësi do përfundojë para sezonit turistik

Deputeti Alket Hyseni ka premtuar se ujësjellësi i Ksamilit do përfundojë para sezonit turistik.

Këtë premtim Hyseni e bëri gjatë takimeve me banorët e lagjeve “Hasan Tahsini” dhe Çamëria në Ksamil, ku shumë shpejt do nisë puna për transferimin e këtyre dy lagjeve.

“Banorët e Rrugës “Hasan Tahsini” dhe “Çameria”, Ksamil, na dhanë besën për të mbështetur fuqishëm PS dhe KM Edi Rama.

Ujësjellësi përfundon para sezonit turistik dhe menjëherë do fillojnë punimet për transformimin e rrugës.

Brenda këtij viti do fillojë investimi i madh në vlerën 15 milionë usd, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe financim të Bankës Botërore, për të transformuar dy lagjet historike të Kasamilit me rrugë të reja, lulishte, ndriçim modern, fasada, si dhe Shëtitorja e Re bregdetare”, shprehet Hyseni. /Sarandanews.com/