18- vjeçari nga Memaliaj, viktima më e re e pandemisë në Shqipëri

Qamil Seiti i lindur në vitin 2003 nuk arriti të mbushte 18 vjeç sepse humbi jetën nga Covid, pasi qëndroi disa ditë në terapi intensive.

I riu nuk kishte asnjë sëmundje tjetër por virusi e kishte mposhtur dhe as mosha shumë e re nuk arriti ta shpëtojë.

Ai është tani viktima më e re e pandemisë që nga fillimi i saj. Qamili nga Memaliaj, ishte një i ri i pasionuar pas kuzhinës, por ditët e fundit u shkëput nga puna sepse bashkë me prindërit e tij u shtrua me urgjencë në spitalin Covid 2 në Tiranë.

Në këtë spital humbën jetën disa persona, mes tyre edhe një 32 vjeçare e cila sapo lindi edhe një foshnje. Fatmirësisht e mitura është në gjendje të mirë.