Finiq, Gjiknuri takim me banorët në fshatin Navaricë
Drejtuesi poltik i PS për Vlorën Damian Gjiknuri, ka zhvilluar takime dhe në Finiq.
Gjiknuri është takuar me banorët e fshatit Navaricë, ku u diskutua mbi gjendjen e infrastrukturës, investimet e pritshme në rrjetin e energjisë elektrike dhe problematika të tjera të zonës.
Në këtë takim Gjiknuri shoqërohej dhe nga deputeti zonës Andrea Mano.
“Një bashkëbisedim i sinqertë me një grup banorësh në fshatin Navaricë të Bashkisë së Finiqit.
Folëm për gjendjen e infrastrukturës, investimet e pritshme në rrjetin e energjisë elektrike dhe problematika të tjera të zonës.
Partia Socialiste është e vetmja alternativë që mund tu japë zgjidhje problemeve dhe të garantojë zhvillimin ekonomik për zonën”, shprhet Gjiknuri. /Sarandanews.com/