Fushata elektorale në Finiq, Romeo Çakuli më aktivi dhe më i preferuari për të fituar më 14 maj

Kur na ndajnë dhe një javë nga zgjedhjet lokale të datës 14 maj, fushata elektorale në Finiq vijon me intesitet të lartë.

Më aktivi dhe njeriu që ka takuar dhe po takon çdo qytetarë në çdo cep të territorit të bashkisë së Finiqit është kandidati i partisë MEGA i mbështetuar dhe nga Partia Socialiste Romeo Çakuli.

Çakuli ka marrë mbështetjen masive të çdo banori në çdo fshat ku ka shkuar për të bashkëbiseduar, ku u ka premtuar investime dhe zgjidhje të problematikave që i shqetësojnë.

Ndryshe është situata me kandidatët e tjerë në garë të cilët janë Leonidha Hristo nga kolacioni i dyshes Meta-Berisha dhe Leonidha Papa nga Partia Demokratike.

Që të dy këta kandidatë kanë pasur një braktisje të madhe nga qytetarët e territorit të bashkisë së Finiqit për shkak të konsumimit të tyre dhe hedhjes poshtë të besimit që qytetarët iu kanë dhënë më parë.

Leonidha Hristo nga kolacioni i dyshes Meta-Berisha është një ish kryebashkiak i Finiqit dhe e vetmja gjë për të cilën përmendet është abuzimi me parat e taksapaguesve, ku KLSH e ka paditur në prokurori për dëmin 77 milion lek që i ka shkaktuar shtetit.

Edhe Leonidha Papa mbetet jo shumë i preferuar për shkak të ndryshimit të partive duke mos pasur një qëndrueshmëri.

Vlen për tu theksuar se nga të gjitha sondazhet e deri tanishme, Romeo Çakuli është ai që pritet të drejtojë bashkinë e Finiqit pas datës 14 maj. /Sarandanews.com/