Sarandë, 1 tjetër qytetar humb jetën nga Covid-19

Një tjetër qytetarë nga Saranda ka humbur sot jetën nga Covid-19.

Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë në përditsimin e 24 orëve të fundit.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit në Sarandë u rregjistruan 28 raste të reja, ndërsa në Delvinë 12 raste. /Sarandanews.com/