Shtyhet ndeshja Butrinti-Skrapari

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur nesër (e diel), datë 14 shkurt 2021 të vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen.

Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim.