Mjeku Tritan Kalo qytetar nderi i Gjirokastrës, Gurma: Mirënjohje dhe respekt

Mjeku i mirënjohur, Tritan Kalo, është shpallur qytetar nderi i Gjirokastrës.

Në ceremoninë e dhënies së titullit ishte dhe kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma.

“Mirënjohje dhe respekt për profesor Tritan Kalon”, shkruan Gurma.

Ndërsa kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi shkruan:

“Në këto kohë të turbullta që jetojmë kemi nevojë më shumë se kurrë edhe për njerëz me autoritet moral e shkencor, profesional e qytetar të pakontestuar, që të na udhëheqin drejt fitores së përbashkët përballë pandemisë së Covid 19, e cila ka ndryshuar jetën tonë prej fillimit të këtij viti dhe që ende ndjell pasiguri te të gjithë. Për ne shqiptarët, profesor Tritan Kalo është një prej atyre personaliteve, që për fatin tonë të mirë e kemi mes nesh duke shërbyer sa në vijën e parë të betejës me Covid ashtu edhe me këshilla në çdo hapësirë komunikimi.

Për këtë arsye dhe jo vetëm, Këshilli Bashkiak Gjirokastër e nderoi me titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës. I lumtur pa masë që ia dorëzova këtë titull, plotësisht të merituar dhe pikërisht në kohën e duhur.

Pafund mirënjohje Profesor për gjithçka je duke bërë dhe uroj veç të mira për ju”, shkruan Golemi. /Sarandanews.com/