Takimi në Livadhja, Andrea Marto: Mobilizim për fitoren e radhës
Deputeti i PS-së Andrea Marto dhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë Damian Gjiknuri kanë zhvilluar këtë të premte një takim në fshatin Livadhja të bashkisë Finiq.
Marton shkruan se ekipi i PS është i mobilizuar plotësisht për fitoren e radhës në zgjedhjet e 25 prillit.
“Sot në Livadhja, me praninë e drejtuesit politik të qarkut Vlorë, Damian Gjiknuri, u zhvillua mbledhja e shtabit elektoral të bashkisë Finiq.
Investimet e realizuara vitet e fundit dhe mobilizimi i strukturave të PS, garantojnë fitoren e radhës!”, shprehet Andrea Marto. /Sarandanews.com/