Monika Kryemadhi i jep kurajo Tavos: Në Gjirokastër LSI ka 18 mijë vota

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sonte në Real Story ku foli për programin elektoral.

E pyetur edhe për Kodin Zgjedhor, nëse ai e favorizon apo e dëmton LSI-në në këto zgjedhje, Kryemadhi u shpreh se LSI i ka votat e sigurta.

Duke iu referuar qarkut Gjirokastër, Kryemadhi u shpreh ndër të tjera se LSI-ja aty ka 18 mijë vota dhe as që nuk e diskuton një mandat.

“Në Gjirokastër unë jam me 27%, nuk jam me 6 mijë vota. Jam me 13 mijë, 15 mijë, 17 mijë, 18 mijë vota”, tha Kryemadhi.

Dy ditë më parë deputetja e LSI në Tepelenë, Ediola Braha, deklaroi kalimin te Partia Socialiste. Vec saj edhe njerëz të tjerë të strukturave të LSI-së po i bashkohen PS-së.