Presidenti i Unionit Rajonal të Bashkive të Epirit takim me Kristo Kiçon: Ja çfarë u diskutua

Presidenti i Unionit Rajonal të Bashkive të Epirit, z. Christos Dakalexis zhvilloi një takim në Janinë me kryebashkiakun e Finiqit Kristo Kiçon.

Gjatë takimi u diskutuan çështje bashkëpunimi në kuadër të programit Milestones III europiane si vazhdim i I dhe II të ndërmarrë në bashkëpunim mes dy bashkive në vitet e kaluara.

Synimi i përgjithshëm i projektit është ′Ruajtja e burimeve kulturore dhe natyrore si kërkesë për zhvillimin e turizmit ndërkufitar′′, përmirësimi i kapaciteteve menaxhuese dhe rinovuese të trashëgimisë kulturore dhe mbështetja e zhvillimit të turizmit. Më konkretisht përfshin aktivitete si ndërtimi i një muzeu etnografik në Livadhia, një paketë promovimi që do të përfshijë teknologjitë inovative si financimi i një festivali kulturor.

Kristo Kiço e ftoi z. Christos Dakalexis të vizitojë Bashkinë e Finiqit për të diskutuar çështje të tjera të bashkëpunimit ndërkufitar në shkallë më të madhe, duke krijuar drejtpërdrejt një aleancë më të madhe në zonën më të gjerë për mbështetje reciproke dhe thithje efektive të fondeve nga Bashkimi Evropian.

Dakalexis pranoi ftesën, duke theksuar se kjo nismë për bashkëpunim më të gjerë do të sjellë rezultate më të mira.