Ish deputeti i Gjirokastrës i mërzitur për mbërritjen e vaksinës: Rama do të transformojë dështimin në fitore

Ish-deputeti i PD-së dhe ndër mjekët më të njohur në vend Tritan Shehu, me anë të një postimi, ka reaguar për vaksinat ndaj koronavirusit, që pritet të vijnë në vendin tonë. Shehu thekson se Rama ka sjellë shumë pak vaksina në vend, duke shtuar se sulmet e tij ndaj BE-së bëhen, për të mbuluar dështimet.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

“Inati” i 1 Janarit i Rames ndaj BE, demagogji per te transformuar deshtimin ne “fitore”.

Kryeministri sot mbasi anatemoi Europen, njofton per ardhjen me “pikatore” te disa dozash vaksinash per 5000 qytetare ne “javen e trete te janarit”, qe nuk mjaftojne as per 1/4 e personelit shendetesor, pa llogaritur grupet e tjera te “rrezikut”, megjithate te shpresojme dhe per aq!

Kjo ne nje kohe kur Janari do te jete per te gjithe Europen e shumicen e Botes periudhe e vaksinimit masiv te popullesise.

Njofton qe do te mbylle me Pfizer per 500 mije doza, pra per 250 mije qytetare ne muajt e ardhshem, te shpresojme, por eshte perseri shume pak e shume vone.

Per te kuptuar, sipas protokolleve europiane etj, Shqiperia ka nevoje per te vaksinuar reth 2,3 M qytetare, qe megjithe firon, mundesine e nje rifreskimi te trete per disa, kerkon reth 5,5 M doza.

Sidoqofte me vjen mire qe kjo Qeveri me ne fund e pranoi ate qe ne kembengulim prej Shtatorit, qe ishte nje gabim fatal ngurtesimi vetem te COVAX e mos kontraktimi nderkaq direkt me kompanite prodhuese ose nepermjet vendeve kryesore te BE.

Sot ai ben sikur e ka harruar COVAX!

Tashme te gjithe e kuptojne se deklaratat e Rames per pa mundesi kontraktimi direkte me kompanite ishin nje mashtrim me pasoja humbje jete, shendeti e shkaterrim ekonomik per vendin.

Nqs Shqiperia do kishte vepruar ne kohe, ne baze te rregullave te kontraktimit, sot ne vendin tone do te kishte filluar vaksinimi i grupeve te “rrezikut”, ne Janar do te fillonte vaksinimi masiv, pa pasur nevoje per “trasten” bosh ose me shprese shume pak te mbushur te “lypsarit”.

Pra Kryeministri i yne as nuk duhet te anatemoje BE, gje qe vjen dhe nga orientimi i tij vizionar, as te marre rolin e shpetimtarit kur deklaron qe po “realizon” nje pjese te vogel e te vonuar te detyrimve te tij, as te kerkoje te marre rolin e « Plakut te Vitit te Ri » me « thesin bosh », por te pranoje qartesisht deshtimin e deri tanishem e te kerkoje ndihmen e te gjithe faktoreve per te mbushur sado pak boshllekun e krijuar nga ai vete.