Erion Veliaj: Tërmet Peçi i është qepur makinave të plehrave në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fiks Fare”.

Dy prezantuesit i shfaqën videon që është bërë virale në internet, ku dy të moshuar nga Këlcyra e falenderojnë shumë edhe pse për Këlcyrën s’ka bërë asgjë.

Mes humorit Veliaj e ka komentuar këtë video.

“S’kam bërë ende gjë për Këlcyrën, por kam një premtim të pambajtur për Tërmet Peçin në Tepelenë. 

I është qepur makinave të plehrave në Tiranë. Më merr dhe më pyet, si je, më thotë mirëmëngjes e gëzuar, pastaj më pyet: atë makinën e plehrave kur do ma sjellësh?

Ore Tërmet, nuk është flota ime personale i thashë, ka një komision i thashë që blen makinat e plehrave dhe i ndan. Ky është i vetmi premtim i pambajtur për atë zonë, një makinë plehrash për Tepelenën”, tha Veliaj.