Himarë, arrestohet 56- vjeçari, ishte në timon në gjendje të dehur

Policia njofton se Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë një shtetas 56 vjeç, banues në Himarë.

Arrestimi i tij është bërë pasi sipas policisë, u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.