Festa e 30- vjetorit të PD, gafat e Hariz Memës bëjnë lëmsh demokratët e Sarandës

Kreu i PD Sarandë, Hariz Mema, ka vendosur sot të shkruajë një status për të treguar detaje nga takimi më 12 janar që eshtë 30- vjetori i degës së PD Sarandë.

Mema ka bërë një status që ka bërë lëmsh demokratët e Sarandës, pasi ishte i mbushur me plot gafa drejtshkrimore.

Të tilla gafa janë të pafalshme për një person që e mban veten si “politikan”, që sa herë vendos të shkruajë shfaq gabime trashanike.

Në postimin e tij Mema ka theksuar se nuk do të ketë një pjesëmarrje të madhe për shkak të kushteve të pandemisë.

Kjo deklaratë e Memës bie ndesh me atë të sekretares së PD Sarandë Matilda Qurkut, e cila një ditë më parë u bënte thirrje çdo militanti të vinte për të festuar. /Sarandanews.com/

STATUSI ME GAFA I HARIZ MEMËS.