Rrëshqitje në aksin rrugor Qafë LLogora-Sarandë/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda

Në aksin rrugor Qafë Llogora-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim.

ARSH u kërkoi të gjithë drejtuesve të automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe informoi se është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks.