VIDEO/ “Trimat” nga Gjirokastra ja fusin vrapit për të shmangur gjobat se shkelën shtetrrethimin

Pamjet me dron kanë kapur momentin kur dy gjirokastritë kanë ikur me vrap drejt një përroi për të shmangur gjobat e policisë.

Por dy qytetarët nuk janë ndjekur në terren nga policia, por me dron deri në momentin kur mbërritën në përrua.

Ata u kapën duke lëvizur jashtë orarit dhe për t’iu shmangur gjobave të policisë ikin me vrap dhe jo në drejtim të shtëpisë por të përroit.

Pamjet janë filmuar ditën e dielë në lagjen Manalat të Gjirokastrës.

Qeveria shqiptare për të disiplinuar shqiptarët e pabindur ndaj urdhrave për izolim ka marrë vendimin për të vendosur gjoba ndaj tyre.

Qytetarët janë të lejuar të levizin vetëm në oraret e përcaktuara nga qeveria për të shmangur përhapjen e koronavirusit.