Tuneli i Llogorasë, 6.8 miliardë lekë financim nga buxheti në 2023-shin

Në projektbuxhetin e vitit 2023, i cili tashmë ka mbërritur në Kuvend për diskutim, parashikohen 6. 8 miliardë lekë financim për ndërtimin e tunelit të Llogorasë.

Tuneli i Llogorasë, me gjatësi 5.9 kilometra planifikohet të përfundojë në muajin shkurt të vitit që vjen.

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë ka nisur me 14 nëntor të vitit 2021. Autoritetet në vend kanë raportuar për ecuri të mirë të punimeve, kjo edhe për shkak të gjeologjisë së mirë.

Në fund të muajit shkurt tuneli i Llogorasë prej 5.9 km do të ketë dritë“, ka deklaruar më herë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.