Vrasja në Ksamil: Fqinjët s’dëgjuan krisma, vetëm ulërimat e nënës

Natën e të dielës në Ksamil, kur persona të panjohur kanë vrarë 48-vjeçarin Gramoz Mema pranë shtëpisë së tij, fqinjët nuk kanë dëgjuar krisma armësh pavarësisht se autorët kanë qëlluar disa herë drejt tij.

Fqinjët dëshmuan se kanë dëgjuar vetëm ulërimat e nënës së viktimës pas vrasjes.

Edhe pse u nxitua të dërgohej në spital, Gramoz Mema vdiq rrugës nga plagët e plumbave të pistoletës.

Ai ishte me me origjinë nga Tepelena, kishte qene emigrant në Angli disa vite dhe tashmë kishte një lokal dhe shtëpi në Ksamil.

Sipas fqinjëve të viktimës, Gramoz Mema nuk ishte i martuar dhe jetonte vetëm me të ëmën prej vitesh. Nëna e tij ka qenë në banesë në momentin e vrasjes.