Delvinë, rrezikohen 50 ha vreshtari nga gërryerjet dhe përmbytja nga Lumi i Vrisit

Bashkë me Kryetaren e bashkisë Delvinë, znj. Majlinda Qilimi, Prefekti i Qarkut inspektoi situatën në Lumin e Vrisit, i cili nga shirat e ditëve të fundit ka dëmtuar  rrugën qe lidh bllokun e vreshtave te Shamarit.

Rrezikohen rreth 50 ha vreshtari nga gërryerjet dhe përmbytja.

Situata tek ura e Vanës përbën rrezik si pasojë e prurjeve të shumta.

Në segmentin mbi urën,rrezikohet të dëmtohet argjinatura mbrojtëse e për pasojë rriskohen nga gërryerja rreth 10 ha tokë.

Në segmentin poshtë urës, disa panele betoni në anë të argjinaturës janë dëmtuar.