Covid-19/ 17 raste në Sarandë, 3 në Delvinë dhe 2 në Konispol, në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 673 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 7 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 436 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 3927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 673 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cerrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (08 Janar 2021)

Raste të reja ditore         673

Të shëruar në 24 orë      436

Të shtruar në spitale      260

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore               3,927

Testime totale            284,308

Raste pozitive              62,378

Raste të shëruara         36,971

Raste Aktive                24,177

Humbje jete                 1230

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14000

Fier                        1747

Shkodër               1326

Durrës  1258

Lezhë    980

Vlorë     921

Korçë    911

Elbasan                 865

Berat     782

Dibër     532

Gjirokastër 452

Kukës    403