Adrian Gurma takim me ambasadorin e Katarit: Bashkëpunime të rëndësishme në fushën e arsimit e kulturës

Kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, ka zhvilluar këtë të premte një takim me Ambasadorin e shtetit të Katarit në vendin tonë Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al Marri.

Fokusi i këtij takimi ka qenë bashkëpunimi në fushën e arsimit e kulturës në Sarandë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Gurma shkruan:

“Me Ambasadorin e shtetit të Katarit në vendin tonë Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al Marri,diskutuam sot në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore,mbi forcimin e bashkëpunimit dhe mundësinë e implementimit të projekteve të rëndësishme në fushën e arsimit e kulturës.

Është një bashkëpunim i nisur me vizitën në Sarandë në gusht të vitit 2019,të Velierës së famshme “Fateh al Kahir 4”,që i shërbeu mē së miri promovimit të vlerave dhe traditave më të mira të të dy vendeve tona, dhe që ka mbetur ende në kujtesën e qytetarëve sarandiotë.

E falenderova Ambasadorin për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar për Sarandën,duke i shprehur mirënjohjen dhe duke e siguruar në të njëjtën kohë për bashkëpunim të frytshëm në vijim”, nënvizon Gurma. /Sarandanews.com/