Anila Denaj në Konispol: Një qytet i transformuar rrënjësisht

Konispoli ka qenë ndelsa e radhës e Ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

E shoqëruar nga kryebashkiaku Shuaip Beqiri, Denaj thekson se u diskutua mbi mbi projektet që kanë transformuar këtë zonë, kanë rritur mundësinë për të zhvilluar turizmin familjar, por edhe agrobiznesin, për investime dhe rikthim të banorëve tek toka e të parëve.

“Në skajin me jugor të vendit, aty ku falë projeteve të Rilindjes Urbane, Konispoli është transformuar rrënjësisht.

Me kryetarin e Bashkia Konispol – Shuaip Beqiri, biseduam mbi projektet që kanë transformuar këtë zonë, kanë rritur mundësinë për të zhvilluar turizmin familjar, por edhe agrobiznesin, për investime dhe rikthim të banorëve tek toka e të parëve.

Biseduam gjithashtu edhe për situatën e krijuar nga rreshjet e dendura, ku si anëtare e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, i shpreha gadishmërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e çdo problematike të mundshme”, përundon Denaj. /Sarandanews.com/