PD te rruga e çarë në dysh në Borsh prej shiut: Pasojë e korrupsionit të kësaj qeverie!

Ish-deputetja e PD Nada Meçorapaj ishte sot në segmentin e rrugës në Borsh, e shembur pas reshjeve të para në zonë.

Përmes ish-deputetes Nada Meçorapajt, PD tha se banorët janë të shqetësuar për mungesën e mirëmbajtjes së rrugës.

“Rruga e çarë në dysh nuk është  pasojë e ndonjë tërmeti, por e korrupsionit të kësaj qeverie.

Janë rreth 14 milionë euro që Edi Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtur aksin e Jugut, por në vendngjarje është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim. Banorët janë të shqetësuar çdo orë të ditës”- tha ish deputetja.

Meçorapaj duke iu referuar rrugës së çarë në dysh, ajo akuzoi se kryeministri Edi Rama nuk mban asnjë premtim, ndërkaq i kujtoi 25 prillit duket thënë se ashtu siç ka marrë pushtet edhe duhet të lërë.

“Pak reshje shiu dhe vjedhja e qytetarëve del në sipërfaqe, duke nxjerrë gjendjen e rëndë të keqqeverisjes, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit.  Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kemi edhe 105 ditë për të bërë ndryshimin”- u shpreh ish deputetja Meçorapaj.