Vlorë, kamioni përplas infermieren 59 vjeçare

Një kamion me targa AA848NN, ka përplasur një infermiere 59 vjeçare në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit të Pediatrisë. 59 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së infermieres në rrugë.