COVID-19/ Mbërrijnë në Sarandë testimet e shpejta

Mbërrijnë edhe në Sarandë testimet e shpejta.

Ditën e mërkurë do nis aplikimi i testeve të shpejta anti-Covid në Sarandë

Me aplikimin e këtij testi, test ky që do të bëhet për ata persona të përcaktuar më parë nga epidemiologu, si qytetarë të dyshuar për Covid19, pëgjigja del pas 15-20 minutash.

Ky lloj testimi do të kryhet tek mjediset e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë.