VIDEO/ Rama: Ka nisur procedura ligjore për naftë pa taksa për të gjithë fermerët

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes dha lajmin se procedura ligjore për naftë pa taksa për fermerët ka nisur.

Rama me anë të një postimi në profilin e tij në Faceook njofton se: procedura ligjore për naftë pa taksa për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë.

Rama gjithashtu u bën thirrje fermerëve që nuk janë pajisur akoma me NIPT të nxitojnë ta marrin.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me lajmin që procedura ligjore për NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë