VIDEO/ Një tjetër koncert i suksesshëm recital violinistit sarandiot Martin Xuxi

Me sukses u realizua koncerti i dytë recital në Liceun Artistik Tiranë i violinistit 14 vjeçar nga Saranda, Martin Xuxi !

Për të realizuar me sukses  koncertin kontribuan, pedagoges Pranvera Tego, pianistja Erjana Riza, violinisti Lorin Lepuri, drejtoria e Liceut për vënjen në dispozicion të sallës së koncerteve.

Në koncert morën pjesë dhe  personalitete të shquara të artit shqiptar si Zhani Ciko e Alqi Lepuri të cilët shprëhën vlerësimet e tyre, për violinistin e talentuar dhe me perspektivë Martin Xuxin.

Në koncert të pranishëm ishin dhe familjarët, si gjyshi  Kostaq Xuxi, që e ndjek hap pas hapi suksesin e nipit, prindrit, hallat Miranda e Dorina, si dhe Kastrioti e Alfonsi.

Koncerti përfshinte vepra muzikore nga kompozitorët e njohur; Mozart, Vieniavski dhe Vivaldi, 4 stinët- Vera….

Sarandanews.com i uron violonistit të talentuar Martin Xuxit suksese në karierën e tij artistike.