Surprizojnë tifozët e Butrintit, premio ekipit në rast fitoreje ndaj Maliqit

Ekipi i Butrintit zhvillon ditën e nesërme një ndër takimet vendimtare në rrugëtimin drejt Kategorisë së Parë dhe përballet me ekipin e Maliqit, i cili ndodhet në vendin e dytë por me 1 ndeshje më pak se Butrinti.

Tifozeria e ekipit të Butrintit, të cilët e kanë ndjekur ekipin në çdo hap, duke parë edhe ecurinë shumë të mirë dhe premtuese të ekipit ka grumbulluar një shumë prej 1.5 milionë lekë të vjetra si shpërblim për lojtarët në rast fitoreje.

Tifozeria e KS Butrinti premton se në rast fitoreje ditën e nesërme, premiot shpërblyese do të vijojnë edhe në takimet e tjera.