Dhunimi i arbitrit, disiplina merr vendimin për klubin e Delvinës

Komisioni i Disiplines ka publikuar vendimin për ngjarjen e ndodhur gjatë ndeshjes Delvina-Albpetrol, ku u dhuna arbitri i ndeshjes.

Disiplina vendosi qe “KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c dhe 64/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër SHS Albpetrol, zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse“, thuhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës. /Sarandanews.com/