Mbyllet protesta e të rinjve në Sarandë: Duam drejtësi për Klodianin

Ka përfunduar protesta e sotme e organizuar nga të rinjtë në Sarandë, pas vrasjes së Klodjan Rashës.

Protesta u zhvillua në qendër të qytetit, ku i ndezën dhe disa qirinj.

Gjithashtu, nuk munguan dhe banderolat ku shkruheshin: “Drejtësi për Klodianin”, “Ku janë të drejtat tona”.

Ajo që vihej re ishte pjesmarrja mjaft e ulët e protestuesve. /Sarandanews.com/