Ilir Metaj emërohet drejtor i OSSHEE Gjirokastër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Gjirokastër do të drejtohet nga Ilir Metaj.

Prezantimi i tij në krye të këtij institucioni është bërë sot.

Metaj zëvendëson në këtë detyrë Bledi Cerrin, i cili u komandua në muajin maj pas largimit të Dashamir Qelit.

Deri më tani Metaj punonte te Kontrolli Tatimor, ndërsa kohë më parë ishte drejtor i Drejtorisë Rajonale Tatimore Gjirokastër.