Butrinti, me të gjitha masat anti Covid -19. Gati për kampionatin e futbollit

Klubi sportiv Butrinti ka marrë të gjtiha masat  anti covid -19  dhe është gati për takimin e parë të Kampionatit futbollit.

I pyetur nga Radio “Saranda”,  administratori i Klubit sportivsh.a.”Butrinti” Kosta Zaro  jep hollësi dhe detaje të panjohura më parë.

Pas  kërkesës së Federatës së Futbollit “me interesimin e vazhdueshëm të saj  dhe plotësimin e të gjithë kuadrit ligjor që përfshin protokolli shëndetësor, Ministria e Shendetësisë më datë 15 maj,  me Urdhër 326 , arriti të lançojë fillimin e kampionateve ose  aktiviteteve sportive në ambiente të hapura.

Zaro tha se “Këtu përfshihet edhe rifillimi i fazë së dytë dhe gjithë kapionateve të niveleve që ka FSHF. Ne mënjeherë kemi bërë një takim-videokonferencë me FSHF , kemi rënë dakord për vazhdimësinë e Kampionatit, duke fiksuar datat deri në përfundimin e tij.

Kemi marrë të gjitha masat organizative, me një plan masash, me një takim më të gjithë adminuistratën . Që nga 18 maji në ambientet e stadiumit Butrinti, është marrë masa e parë që është dezinfektimi.  Në një videokonferencë  është afishuar tërë pamja vizive që përmban ana ligjore.

Është siguruar infrastukrua e përcaktuar që nga termometri infrared elektronik, janë hapur kartelat për secilin  futbollist, punonjës administrate, punonjës stadiumi, ku përditë  secili që hyn, i nënshtrohet patjetër matjes së temperaturës, plotësimit të pyetësorit, dhe atëherë,  është i disponueshëm për të zhvilluar ose për të hyrë në procesin stërvitor.

I pyetur së për ku udhëton së pari ekipi i Butrintit së shpejti, Zaro u shpreh se “Ekipi i Butrintit në datën 7 qershor udhëton për në Berat. Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat, sigurimi i të gjithë elementëve të caktuar të infrastrukturës, që nga autobuzi ku secili duhet të qëndrojë në një sedilie, me maska, me doreza, me shoqërim të mjekut, me të gjitha pajisjet e nevojshme, për të qenë rigoroz dhe konseguentë në mbështetje të të gjitha udhëzimeve dhe protokollit shëndetësor, për të mos krijur problem me zyrtarët e ndeshjes .

Të zhvillojmë një takim dinjitoz ku jemi të interesuar për të mos krijuar problem. Vijmë nga pandemia, të gjithë të barabartë po edhe surprizam mund të ketë,-tha Ksta Zaro

Lidhur me ambicien e Butrintit në këtë takim ai u shpreh se “Ambicia është të ngjitemi sa më lart  në kalsifikim për të siguruar avantazhin e fushës,  në kaudrin e pleofit që zhvillohet nga vendi i 2 në të 5-të”