Butrinti-Devolli, 2 kryesueset kërkojnë fitoren në sfidën e nesërme në “Andon Lapa”

Butrinti-Devolli është sfida kryesore e kësaj jave në Kategorinë e Dytë.

Dy ekipet që do përballen ne stadiumin “Andon Lapa” në Sarandë, pritet të dhurojë emocione dhe një takim mjaft të luftuar.

Kjo pasi përballen dy ekipet që kryesojnë renditjen me pikë të barabarta dhe takimi i nesërm do të synohet të fitohet nga të dyja ekipet.

Butrinti vjen në këtë përballje pas barazimit në derbi ndaj Delvinës, ndërsa Devolli pas fitores në fushën e saj përballë Naftëtarit.

Të dyja ekipet kryesojnë kampionatin me nga 13 pikë. /Sarandanews.com/