Sarandë, u konfliktuan me njëri-tjetrin, procedohen penalisht dy persona

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. O., 68 vjeç dhe N. O., 41 vjeçe.

Procedini penal ndaj tyre nisi, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.