Derbi ndaj Delvinës, Ermanel Lloji: Dua që të fitojë Butrinti

Ish Futbollisti i Butrintit Ermanel Lloji ne 2 sezonet e kaluara ka folur per faqen e Ks Butrintit ne prag te ndeshjes derbi Delvina Butrinti.

Gjate kohes qe mbajti veshur fanellen e Butrintit, Lloji tregoj vlera te medha si lojtar dhe nje shpirt te larte gare duke u kthyer ne lojtar Kryesor per Butrintin.

Megjithese kete fillim sezoni u rikthye per te veshur fanellen meme te Orikut ai ruan kujtimet me te bukura nga Saranda gje te cilen e deklaron dhe ne intervisten e tij dhene per faqe tone.

Lloji si mund ta pershkruani eksperiencen tuaj si lojtar i Butrintit?

Kam kaluar dy sezone pozitive ne sarande .
E verteta eshte qe e nga dita 1-re qe u bera pjese e Butrintit para dy sezonesh, skuadra erdhi duke u permirsuar dita-dites, jo vetem sezoni qe u mbyll qe arritem fazen “play off” por edhe aktualisht duket qart qe kategoria e pare eshte objektiv. Ne Sarande e duan futbollin kan tifozeri fantastike qe mua personalisht por edhe ekipin e kan mbeshtetur vazhdimisht.
Me rikthimin e rezultateve pozitive normale tifozeria do ishte me prezente . Behet fjale per nje nder qytetet kryesore te Shqiperise, Saranden dhe pergjegjesia eshte e madhe . Nuk duhet te vazhdoj te luaj ne kategori te dyte .

Si te eshte dukur ecuria e Butrintit kete vit me aq sa ke ndjekur mendon se ka cilesine per tu ngjitur nje kategori me larte?

Kam qen prezent ne nje nga ndeshjet e zhvilluara por dhe ne ndeshjet e tjera nga komunikimi qe kam patur me ish-shoket e ekipit kam mar vesh qe Butrinti ka zhvilluar ndeshje te bukura. Rezultatet flasin qarte 4 fitore ne 4 javet e para tregon se jan ne rrugen e duhur. Ka lojtare me cilesi, shumicen prej tyre i njoh per mos thene te gjith. Uroj qe te vazhdojne keshtu sepse i kan te gjitha mundesite per te ruajtur te njejtin ritem.

Si e parashikon derbin kundra Delvines mendon se do fitoj Butrinti te shtunen?

Gjate viteve qe kam qe ne Sarande i kam ndier mjaft mire emocionet e kesaj ndeshje. Per te dyja qytet kjo konsiderohet ndeshja e vitit.
Megjithese kam shume miq ne Delvine mendoj dhe deshiroj qe Butrinti do fitoje kete radhe . Pavarsisht se do mungoj fizikisht me zemer do te jem perkrah Butrintit.

Kush mendon se mund ta bej diferencen ne per Butrintin ne derbi?

Butrinti gjithmone eshte mbeshtetur tek kolektivi dhe jo ne individe te vecante. Edhe kete here mendoj qe diferencen do e bej loja ne grup. Neqoftese te gjithe do te luajne ne mbeshtetje te njeri tjetrit dhe do zbatojne detyrat e stafit duke dhene maksimumin gjate gjithe takimit do te arijne ta fitojne kete ndeshje.

A keni pat kontakte me ish shoket tuaj te Butrinti, si ndihen ata para kesaj ndeshje?

Normale kam shum shoke ne Sarande jo vetem ne skuader por edhe jasht .
Derbi eshte dite e vecante per te gjith atje dhe perjetohet shume jo me kot cilesohet si “Derbi i jugut” stadjumi ne kete rast kishte qindra njerez kam pat fatin ta perjetoj mbi 4 here eshte vertet emocionuese sidomos kur fiton. Me vjen keq qe per shkak te pandemise ne kete takim do te mungoj tifozeria.

Dicka qe doni te shtoni?

Ju uroj shume suksese gjithe cunave te ekipit deshiroj qe kete vit te arijne objektivin dhe ta ngjisin Butrintin nje kategori me larte.
Nje pershendetje e vecante shkon dhe per tifozerine sarandiote do jene gjithmone ne zemren time. Shpresoj qe nje dite rruget tona te bashkohen serish.