Covid i merr jetën ish-deputetit të PS-së

Covid-19 ka marrë një tjetër jetë mëngjesin e sotëm.

Këtë të premte ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello ka ndërruar jetë, pas infektimit me virusin.

Ai ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, ku po merrte trajtimin e nevojshëm.

Ish-deputeti ka qenë i shtruar në një spital në Turqi prej 23 ditësh.

Dy ditët e fundit gjendja e tij u përkeqësua, duke mos shpëtuar dot. Marko Bello ka qenë deputet i PS-së për 3 mandate nga viti 2001 – 2013.

Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.