Derbi Delvina-Butrinti, si vijnë skuadrat në këtë përballje

Luhet në Kategorinë e Dytë, por kjo nuk ia zbeh aspak emocionet që sjell kjo përballje në dy qytetet, që kanë një distancë larg njëri tjetërit vetëm 17 km.

Delvina-Butrinti është ndeshja kryesore e javës së pestë në Kategorinë e Dytë, e cila do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30 në qytetin e Delvinës.

Një sfidë ku emocionet kanë nisur që në fillim të javës, ku që të dyja ekipet kanë si synim marrjen e fitores, pavarsisht gjëndjes, formës dhe renditjes ku mund të ndodhet ekipet në tabelën e renditjes.

Por, si vijnë në këtë përballje këto dy skuadra?

Në letër ekipi i Butrintit është më favoriti për të dal fitimtarë nga kjo transfertë, duke para ecurinë e skuadrës sarandiote në këtë start të kampionatit.

Skuadra e Butrintit ka pasur një ecuri fantastike ku nën drejtimin e trajnerit Milto Gurma ka arritur që të marrë katër fitore në katër ndeshjet e para, duke kryesuar kampionatin.

Butrintit ka fituar katër duelet që ka pasur ndaj Albpetrolit, Memaliajt, Këlcyrës dhe Pëermetit.

Në katër javët e para Butrinti ka shënuar 9 gola dhe pësuar vetëm dy.

Por, pavarsisht kësaj formë të mirë, Delvina do të synojë që të ndal vazhdimsinë e rezultateve pozitive të ekipit sarandiot.

Delviniotët nuk janë duke kaluar një moment të mirë në kampionat dhe derbi i së shtunës ndaj Butrintit shihet si një mundësi e artë për të përmbysur këtë ecuri negative.

Një fitore në fundjavë do të ndryshonte tërësisht atmosferën tek Delvina, e cila në këto katër javë të para renditet në vendin e 10-të në renditje me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Vetëm 1 fitore ka marrë kjo skuadër në këto javë, atë në ndeshjen kundër Skraparit në shtëpi me rezultatin 3-1.

Në katër ndeshjet e para Delvina ka një statistikë negative, ku ka marrë tre humbje, zero barazime, dhe vetëm 1 fitore.

Ndaj, derbi me Butrintit është një sfidë që kjo skuadër synon fitoren për të thyer ecurinë negative.

E sigurtë është që emocionet dhe spektakli pritet të mos mungojë, pavarsisht se dueli luhet pa praninën e spektatorëve. / Përgatiti Sarandanews.com/