Prefekti i Qarkut Vlorë zhvilloi një takim në bashkinë e Sarandës: Në fokus siguria në shkolla

Prefekti I Qarkut Vlorë zhvilloi sot një takim në bashkinë e Sarandës lidhur me veprimtarinë e institucioneve bazuar në Paketën e Sigurisë në shkolla.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Konispol z.Ergest Dule; nënkryetarët e bashkive Sarandë,Finiq,Delvinë;drejtuesit  e ZVAP-ve Sarandë,Delvinë ,Konispol e Finiq-Dropull;përfaqësues të zyrave arsimore në bashki;përfaqësues të komisariateve Sarandë,Delvinë,Konispol e Finiq;drejtues të policive bashkiake;përfaqësues i IKMT Vlorë si dhe drejtues i AKU Vlorë.

Takimi pati në fokus dhënien e informacionit nga institucionet për të përmbushur detyrimet në bazë të kësaj pakete.

Prefekti kërkoi marrjen e masave të menjëhershme dhe rritjen e bashkëpunimit të institucioneve në trajtimin e çdo problematike.