Delvinë, ndërron jetë Neim Shameti

Neim Shameti intelektuali e pasardhësi i veteranëve të
LANÇI -it, u nda sot nga jeta.

“U nda sot nga jeta njeriu fisnik, intelektuali e pasardhësi i veteranëve të
LANÇI -it, Z.Neim Shameti.

Xhaxhi Neimi (siç isha mesuar t’i therrisja gjithmone) do të na mungojë të gjithëve, jo vetëm familjarëve  e miqve të tij te shumtë, por gjithë komunitetit të cilit i shërbeu me devotshmëri gjithë jetën.

Ngushëllime të përzemërta familjarëve!

Dheu i qoftë i lehtë e shpirti iu prehtë në paqe!
Lamtumirë!”, shkruan në mesazhin e saj ngushëllues Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/