Ndaloi makinën se nuk ndihej mirë, ndërron jetë shoferi në Himarë

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë ditën sotme, si pasojë e një arresti kardiak.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 12:00, në Himarë, teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij, shtetasi S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin.

Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës.