Kryeministri britanik, Boris Johnson, i infektuar me koronavirus

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është infektuar me koronavirus Covid-19.

Vetë kryeministri e ka njoftuar këtë lajm dhe ka thënë se ka “simptoma të lehta” dhe se “po vetë-izolohet” në Downing Street.