Rritja e rasteve në Sarandë, politikanët në terren i mbushin lokalet plotë

Shqipëria, por dhe Saranda po sheh prej ditësh një rritje alarmante të rasteve pozitive me Covid-19 dhe personave që po ndërrojnë jetë për shkak të këtij virusi.

Vetëm dje dhe sot u regjistrua shifëra shumë të larta  rastesh pozitive në Sarandë dhe Delvinë.

Por duket se rritja e rasteve nuk u ka bërë aspak përshtypjeve partive poltike nga të gjithë krahët si socialistë, demokratë, e drejtues e anëtarë të partive të tjera.

Nga një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet sociale, në profilet e politikanëve në Sarandë, shihet se ata me vetëdije shkelin rregullat e vendosura nga qeveria, për ndalimin e grumbullimeve.

Koha e shkurtër nga zgjehdjet, ka bërë që përfaqësuesit e partive t’i “hyjnë me kokë” përgatitjeve për fushatë dhe “aktivizimit” të militantëve.

Ndryshe nga çfarë deklarojnë në media, ku apelojnë qytetarët që të respektojmë masat dhe të përdorin maskat, në terren ndodh krejt e kundërta.

Deputetë të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare që tani kanë partitë e tyre, ish-deputetë të partive që tani janë jashtë Parlamentit, i mbushin plotë lokalet dhe sallat e dasmave me militiantë.

FOTOT NGA TAKIMET E PS SARANDË

FOTOT NGA TAKIMET E PD SARANDË