Babagjyshi shpërndan dhurata për fëmijët e shtëpisë “Vangjel Pulla”

Radhën për të surprizuar fëmijët me dhurata e kanë pasur vogëlushët që qëndrojnë tek shtëpia “Vangjel Pulla”.

Babagjyshi i vitit të ri ka shpërndarë për fëmijët e kësaj shtëpi dhurata të ndryshme, duke i gëzuar sadopak në prag të Krishlindejeve dhe Vitit të Ri.

I pranishëm në dhënien e dhuratave ka qene dhe kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma.

“Sot Babagjyshi ?vizitoi  banorët e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë”Vangjel Pulla” dhe iu shpërndau atyre dhuratat ??✨e festave
Faleminderit fëmijë për shfaqjen e bukur dhe kënaqësinë e emocionet,që na dhuruat?

Festa të gëzuara në familjen tonë të madhe⛄️???”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/