Aksident i rëndë në Konispol, humb jetën drejtuesi i ekskavatorit

Mëngjesin e sotëm rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike.

Si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.