Tuneli i Llogorasë, vepër strategjike për turizmin

Tuneli i Llogorasë konsiderohet një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ndau sot foto nga punimet në këtë kantier, ndërsa theksoi se “ky është një investim i shkëlqyer për Himarën dhe gjithë Shqipërinë nga qeveria shqiptare”.

“Pas pak muajsh ky mjet i rëndë do të takohet me një tjetër mjet që vjen nga ana tjetër e tunelit”, tha Goro, ndërsa ndau foto nga punimet që po kryhen nga ana e Palasës.

Tuneli i Llogorasë me gjatësi 5.9 km do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 55 minuta në 7-10 minuta.

Ky tunel nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 5.9 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7-10 minuta.