Adrian Gurma dhe Alket Hyseni në fshatin Gjashtë, inspektojnë punimet që po kryhen në zonë
Fshati Gjashtë, pjesë e bashkisë Sarandë ka qenë një nga zonat ku është investuar në infrastrukturë.
Rrugët e brendshme në këtë fshat janë rikonstrukuar dhe do të vijohet dhe në ato pjesë ku nuk është ndërhyrë akoma.
Për të inspektuar nga afër punimet sot në fshatin Gjashtë kanë qenë kryebashkiaku Adrian Gurma dhe deputeti zonës Alket Hyseni.
“Ishim me Adrianin në fshatin #Gjashtë për të parë nga afër punimet në rrugë, kend shlodhës dhe kënd lojrash për fëmijë. Vijojmë në fillim të vitit tjetër fazën e dytë në rrugica të tjera të fshatit.
Rrugicë më rrugicë, lagje më lagje, fshat më fshat, mbajmë premtimet.
#PS, thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”, shkruan Hyseni.
“Së bashku me Alketin ishim sot në fshatin Gjashtë ku pamë nga afër investimet e fundit në rrugët e brendshme,si dhe u takuam e biseduam me banorë të fshatit per problematikat që i shqetesojnë e për mundësitë e zgjidhjes së tyre”, nënvizon Gurma.