S’ka fitues në derbin Delvina-Butrinti, ekipet ndajnë pikët

Është mbyllur pa fitues derbi i jugut mes Delvinës dhe Butrintit.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Delvinës u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, me të dyja ekipet që marrin nga 1 pikë.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, ku skuadra e Butrintit dominoi takimin por pa arritur dot të dal me pikët e plota nga kjo ndeshjes.

Pas këtij barazimi ekipi i Milto Gurmës vijon pa humbje në pesë javët e para të kampionatit.

Theksojnë se kjo ndeshje u ndoq nga një numër i lartë tifozësh, të cilët kishin mbushur stadiumin dhe pse në kushtet të frikshme për shkak të pandemisë.

Ata nuk kanë respektuar distancimin social, duke parë ndeshjen nga shkallët e stadiumit ku nuk është çudi që FSHF-ja të penalizojë ekipin vendas.

Pas këtij barazimi Butrinti renditet në vendin e parë më 13 pikë, po aq sa dhe Devolli.

Ndërkohë, Delvina pozicionohet në vendin e tetë me 4 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës për Butrintin do të jetë në shtëpi kundër Devollit. /Sarandanews.com/